Hap pas hapi: Coca-Cola, Pepsi, Starbucks, Ferrari, Netflix u larguan nga Rusia …
Lista e kompanive që kanë ndërprerë pjesërisht ose plotësisht punën në Rusi po bëhet më e gjatë. Në 24 orët e fundit një markë e madhe është “regjistruar” në të.
Coca-Cola, Pepsi, Amazon, L’Oreal, Unilever, Starbucks, Ferrari, Lamborghini, McDonald’s, KFC, Pizza Hat, Rolex, Netflix, janë vetëm disa nga kompanitë që kanë marrë këtë vendim gjatë ditës së kaluar.
McDonald’s dhe Starbucks po mbyllin përkohësisht qindra objekte të tyre në Rusi dhe Coca-Cola dhe Pepsi po pezullojnë operacionet në Rusi.
Rrjeti amerikan i ushqimit të shpejtë McDonald’s po mbyll përkohësisht të 850 restorantet e tij në Rusi në “përgjigje ndaj operacionit ushtarak rus në Ukrainë”, por do të vazhdojë të paguajë 62,000 punonjës në Rusi.
Starbucks thotë gjithashtu se do të ofrojë mbështetje për rreth 2000 partnerët e saj në Rusi.