Ja sa përqind shqiptarë jetojnë në Kumanovë

Enti Shtetëror për Statistika në Maqedoni sot ka nxjerrë rezultatet e regjistrimit të popullsisë, ku mes tjerash është shpallur edhe popullsia e komunës së Kumanovës.

Bie në sy rritja e për qindjes së shqitparëve në qytetin e Kumanovës ndërsa numri i banorëve ka shënunar rënie nga regjistrimi i fundit i vitit 2002 ku përqindja ishte 27,290 banorë apo 25.8%.

Nga gjithësejt 98.104 qytetarë të regjistruar zyrtarisht, 55.80% apo 54 741 janë maqedonas kurse 25.99% apo 25 493 qytetarë janë shqiptarë. Romë janë 2.85%, turq janë 0.15%, serbë janë 6.52%, boshnjakë janë 0.04% dhe vlehë janë 0.53%. kurse 7.76% janë qytetarë të cilët janë regjistruar nga burimet tjera administrative.

Përndryshe, në nivel vendi sipas rezultateve, nga popullsia e përgjithshme në Maqedoninë e Veriut, 54.21% janë deklaruar maqedonas, 29.52% shqiptarë, 3.98% turq, 2.34% rom, 0.44% vlleh, 1.18% serb dhe të tjerë.

Check Also
Close
Back to top button