Shëndetësi

Këto janë ushqimet që nuk guxoni ti fusni në mikrovalë – janë kancerogjene dhe të këqija për organizmin

Edhe pse duket si opsioni më i shpejtë dhe më i lehtë kur jeni shumë të uritur dhe me nxitim, ngrohja e ushqimit në mikrovalë nuk është gjithmonë ideja më e mirë, veçanërisht kur bëhet fjalë për ushqime të caktuara.

Më së miri do të ishte të mos i ngrohni, por nëse vërtet duhet, qëroni fillimisht dhe pritini në copa më të vogla.

Produktet e mishit përmbajnë shumë konservues në mënyrë që të ruajnë sa më gjatë jetëgjatësinë e tyre dhe kur nxehen, këta konservues bëhen edhe më të dëmshëm për trupin – mund të stimulojnë oksidimin e kolesterolit.

Agjencia Britanike e Ushqimit (FSA) thotë se gatimi i orizit në furrë me mikrovalë mund të çojë edhe në helmim nga ushqimi, sepse orizi i papërpunuar përmban baktere që mund t’i mbijetojnë gatimit të shpejtë në mikrovalë. Pasi hiqet dhe lihet të ftohet në temperaturën e dhomës, bakteret shumohen.

Edhe perimet me gjethe si spinaqi duhen mbajtur larg mikrovalëve, sepse përmbajnë një përqendrim të lartë nitratesh dhe megjithëse në vetvete janë të padëmshme, kur nxehen kthehen në lëndë të dëmshme kancerogjene.

Related Articles

Back to top button