Komuna e Preshevës hap konkurs për ndarjen e mjeteve financiare për studentët
Konkurs publik për ndarjen e mjeteve financiare për studentët e rregullt nga territori i Komunës së Preshevës për vitin akademik 2021/2022.
Fondi për Qëllime Humanitare shpallë:
KONKURS
Konkursi publik ka të bëjë me ndarjen e mjeteve financiare për studentët e rregullt nga
territori i Komunës së Preshevës për vitin akademik 2021\2022
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët që i plotësojnë këto kushte :
• Të jenë student të rregullt
• Të gjithë studentët që studiojnë jashtë Komunës së Preshevës .
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim :
• Kërkesa
• Vërtetimi origjinal i marrë nga fakulteti (jo më i vjeter se 6 muaj )
• Një dokument identifikimi (letërnjoftimi I lexuar )
• Llogaria bankare
• Deklaratën e bashkësisë familjare
• Vërtetim për gjendjen ekonomike familjare
• Të jenë student të vitit të dytë e më lartë.
Nuk kanë të drejtë aplikimi studentët që ndjekin studimet postdiplomike :
• Master dhe Doktoraturë.
Metoda e aplikimit :
Konkursi do të shpallet në web-faqen e Komunës së Preshevës www.presevo.rs
Dokumentacionet e kompletuara dorëzohen fizikisht në Arhivën e Komunës së Preshevës.
Konkursi është i hapur nga data 07.03.2022 deri 31.03.2022.