Lajme

Kosovarit i kapen 80 mijë euro në vendkalimin kufitar në Preshevë

Gjithsej 91 mijë euro janë sekuestruar nga doganierët ditët e kaluara në vendkalimet kufitare Preshevë dhe Prohor Pçinjski. Fillimisht, më 25 shkurt, në vendkalimin Prohor Pçinjski, në çantat personale të çiftit u gjetën 41.000 euro, ndërsa tri ditë më vonë, në Preshevë, në dhomëzën e derës së veturës, 80.000 euro.

Sipas Drejtorisë doganore, nga kontrolli i çiftit të martuar në vendkalimin Prohor Pçinjski është konstatuar se shoferi i veturës në çantën e tij personale kishte 30.000 euro për të cilat nuk kishte faturë, ndërsa 11.000 euro të tjera në çantën e bashkëshortes.

Pas kthimit të shumës së lejuar prej 10.000 euro udhëtarëve, shuma prej 21.000 euro është mbajtur me kallëzim për kundërvajtje deri në përfundim të procedurës gjyqësore – thuhet në Drejtorinë doganore.

Tre ditë më vonë, më 28 shkurt, u sekuestrua një BMW që po e ngiste njê 46-vjeçar me dokumenta të Republikës së Kosovës për shkak të kontrollit të detajuar në hyrje të vendit.

I pyetur nëse kishte ndonjë gjë për të raportuar, ai u përgjigj negativisht, pas së cilës doganierët gjatë kontrollit të makinës së tij në dhomëzën e derës së shoferit i gjetën 80.000 euro. Zarfi me kartëmonedhat 500 euro ishte i fshehur mirë nga sende të ndryshme të vogla dhe disqe muzikore – njofton Drejtoria doganore.

Ata shtojnë se për fatin e 70 mijë eurove në procedurë kundërvajtëse do të vendosë gjykata kompetente, shtuan ata.

Related Articles

Back to top button