Lajme

Maqedonia e Veriut ka ndaluar sot eksportin e vajit

Maqedonia e Veriut ka ndaluar sot eksportin e vajit

Qeveria maqedonase miratoi dje 26 masa për parandalimin e krizës ekonomike dhe rritjen e çmimeve, me vlerë 400 milionë euro.

Këto masa ndër të tjera parashikojnë heqjen e TVSH-së prej pesë për qind për bukën, sheqerin, miellin e tipit 400, vajin, qumështin jetëgjatë, mishin e freskët, orizin dhe vezët, ndërsa marzhi për produktet bazë përveç frutave dhe perimeve do të mbetet të ngrira.

Do të ulet edhe TVSH-ja për energjinë elektrike, ngrohjen, karburantin, si dhe akcizën për karburantet.

Ndër masat e qeverisë është ndarja e bonove për 35.000 qytetarë dhe pensionistë, në vlerë prej 1.000 denarë, të cilat janë të destinuara për blerjen e ushqimeve bazë në tre muajt e ardhshëm.

Related Articles

Back to top button