Lajme

Ministra të qeverisë së Serbisë nesër në Bujanoc, diskutojnë planin 7 pikësh për integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore

Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave dhe Dialogut Social, në bashkëpunim me Trupin Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, organizon një tjetër dialog social lidhur me planin 7 pikash për integrimin në institucionet shteterore.

Dialogu do të mbahet në Bujanoc, më 11.03.2022, në ora 11:00, në objektin e Fakultetit Ekonomik në Suboticë – Dega në Bujanoc, rruga Karagjorxha Petrovica.

Në pjesën hyrëse të dialogut do të flasin ministrja për të drejtat e njeriut dhe pakicat dhe dialogu social Gordana Comic, ministrja e drejtësisë Maja Popoviq, ministrja e punës, punësimit, veteranëve dhe çështjeve sociale Darija Kisic, sekretare shtetërore në Ministrinë e Shëndetësisë Mirsad. Djerlek, Ndihmës Ministër i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës Aleksandar Adamoviq, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare Ragmi Mustafa dhe Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi Jan Bratu.

Related Articles

Back to top button