Lajme

Moti i keq ‘mbërthen’ Preshevën, të gjitha rrugët të kalueshme

Moti i keq, me temperatura të ulëta ka përfshirë të gjithë vendin, teksa në Preshevë dhe në malësinë e Preshevës janë regjistruar reshje të dendura dëbore.

Në Malësi të Preshevës bëhet me dije se trashësia e dëborës ka shkuar deri në 20 centimetra në disa zona. Momentalisht nuk raportohet për probleme me furnizimin me energji elektrike, teksa të gjitha akset janë të kalueshme.

Edhe në rrugën Preshevë – Gjilan, deri në këto momente, nuk raportohet për probleme në qarkullim, perderisa porositet nga shoferet te kene kujdes gjate levizjes me automjet neper rruget me uje.

Related Articles

Back to top button