Lajme
Muaji i bekuar i Ramazanit fillon më 2 prill
Muaji i Ramazanit fillon më 02.04.2022, që do të thotë se dita e shtunë do të jetë dita e parë e agjërimit të Muajit të Ramazanit, përcjell Presheva.AL.
Të gjithë besimtarët e fesë islame do të agjërojnë për 30 ditë rresht.
Muaji i shenjtë i Ramazanit do të përfundojë më 1 maj, e diel, ndërsa të hënën me datë 2 maj është dita e Bajramit.
Gjatë muajit të Ramazanit, muslimanët janë të obliguar të agjërojnë çdo ditë nga agimi deri në perëndim të diellit. Agjërimi i Ramazanit është një nga pesë shtyllat e Islamit.