Lajme

Në Bujanoc fillon aplikimi për ndihmën shtetërore për blerje të shtëpisë për çiftet e sapo martuar

Qytetarët mund të aplikojnë për subvencionin shtetërore për blerjen e shtëpisë apo banesës në bazë të lindjes së një fëmije në Komunën e Bujanocit.

Të drejtën e fondeve për ndërtimin, pjesëmarrjen në blerjen, gjegjësisht blerjen e një shtëpie ose apartamenti në bazë të lindjes së një fëmije, mund ta ushtrojë nëna për një fëmijë të lindur më 1 janar 2022 e më vonë, dhe përjashtimisht në rast të vdekjes së nënës së fëmijës.

Ligji për mbështetjen financiare të familjeve me fëmijë dhe dekreti për kushtet dhe mënyrën e ushtrimit të të drejtës së mjeteve për ndërtim, pjesëmarrje në blerje, përkatësisht blerje të objektit familjar-banesor ose banesës në bazë të lindjes së fëmijës, parashikojnë kushte të veçanta dhe kriteret për ushtrimin e të drejtave të çifteve të rinjë të martuar, me para në dorë.

Kërkesa mund të dorëzohet çdo ditë pune nga ora 10 deri në 14 në Administratën Komunale të Bujanocit, në zyrën numër 307.

Listën e dokumentacionit të kërkuar që i bashkëlidhet kërkesës mund ta shihni KËTU.

Related Articles

Back to top button