Lajme

Në Maqedoni nga mesnata nafta shtrenjtohet për 10 denarë

Benzina nga mesnata rritet për 5,5 denarë për litër, ndërsa nafta për 10 denarë, ka vendosur sonte Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Ky vendim është marrë për shkak të rritjes rekord të të gjitha derivateve të naftës në bursat botërore dhe ERC njofton se do të marrë vendime në baza ditore nëse është e nevojshme.

Dita-ditës çmimet e derivateve të naftës në bursat botërore po rriten në mënyrë drastike dhe përveç kësaj po rritet edhe kursi i dollarit, këta janë faktorë kyç që ndikojnë në çmimin final. Për shkak të situatës komplekse gjeopolitike e cila reflektohet në çmimin e energjisë, për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin e tregut.

Related Articles

Back to top button