Nënshkruhet marrëveshja për koalicion për zgjedhjet parlamentare
Sot, në ambientet e Sallës së Konferencave pranë Administratës Komunale të Preshevës, kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi bashkë me Sami Salihun, kryetarin e Lëvizjes për Reforma nënshkruan marrëveshjen për pjesëmarrje të përbashkët në Zgjedhjet Parlamentare, si vazhdimësi e Marrëveshjes së Tiranës të vitit 2020.
Marrëveshja në parim i përmbahet çdo neni të asaj së vitit 2020, të nënshkruar nga të gjjthë krerët e partive politike të Luginës së Preshevës.
Ndonëse, sot e gjejmë të shkelur Marrëveshjen e Tiranës nga Partia për Veprim Demokratik, e cila me metoda shantazhuese ka marrë peng edhe subjekte të tjera brenda Listës, në mënyrë që kryetari i saj të përmbushë ambiciet e tij dhe të gjenerojë përçarje brenda spektrit politik shqiptar të Luginës.
Marrëveshja e sotme është rikonfirmim i zbatimit të themeleve të marrëveshjes së 2020-tës, në bazë të parimeve të sinkronizuara me shtetin Amë, si udhërrëfyes dhe garancë afatgjate për qasje të unifikuar, ku të gjitha palët pjesëmarrëse të saj ndjehen të barabarta dhe të motivuara në gjithë këtë proces.