Lajme
Nga sot kjo masë nuk është më detyrim në shkolla
Ekipi për shkolla i Ministrisë së Arsimit ka njoftuar sot se nga sot nxënësit e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme do ta ndjekin mësimin drejtpërdrejt, nëpër shkolla.
Në deklaratë thuhet se për shkak të situatës aktuale epidemiologjike rekomandohet përdorimi i maskave mbrojtëse për të gjithë punonjësit, nxënësit dhe palët e treta gjatë qëndrimit të tyre në ambientet e shkollës.
Është e nevojshme të vazhdohet me zbatimin e intensifikuar të masave të higjienës së përgjithshme dhe personale – larje duarsh dhe dezinfektim, e veçanërisht të kujdeset për ajrosjen dhe dezinfektimin e rregullt të të gjitha dhomave ku qëndrojnë nxënësit dhe stafi i shkollës”, thuhet në njoftim.