Lajme
Nga sot nuk ka më Telenor tani do të jetë Yettel
Tani zyrtarisht: Telenor bëhet Yettel
Nga sot Telenor Serbia funksionon zyrtarisht me një emër të ri – Yettel.
“Yettel është një emër i ri, një fjalë e re, ndërsa telco është një tregues delikat se nga vijmë,” tha kompania.
Siç kanë theksuar, ndryshimi i emrit do të jetë automatik, ndaj përdoruesit nuk duhet të bëjnë asgjë, përveç përditësimit të aplikacionit “My Telenor” gjatë muajit mars.
Meqë ra fjala, ofruesi i parë malazez i telefonisë celulare, Telenor (ish Promonte), i cili së fundi u mor në dorë nga hungarezja 4iG, sot po ndryshon emrin dhe do të quhet One.