OBSH: Larg nga fundi
Pandemia e koronavirusit është larg përfundimit, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adana Gebrejesus.
“Do të bëhen saktësisht dy vjet të premten kur ne thamë se përhapja e koronavirusit mund të quhet një pandemi”, tha Gebrejesus në një konferencë virtuale për shtyp në Gjenevë, duke shtuar se dy vjet më vonë më shumë se gjashtë milionë njerëz vdiqën nga virusi.
Gebrejesus tha se koronavirusi vazhdon të përhapet dhe se ka ende pengesa në shpërndarjen e vaksinave, testeve dhe trajtimeve.
Sipas tij, testet që mund të zbulojnë variante të reja të koronavirusit janë burim shqetësimi, sepse shumë vende kanë reduktuar në mënyrë drastike përdorimin e këtyre testeve.
“Na pengon të shohim se ku është virusi, si po përhapet dhe si po zhvillohet,” tha Gebrejesus, duke shtuar se një strategji e tillë testimi në Afrikën e Jugut bëri të mundur zbulimin e variantit omicron në fund të nëntorit 2021, i cili është tani. një lloj koronavirusi dominues në botë.