Lajme

Panik edhe në Bujanoc: Qyretarët fillojnë blerjen e miellit, makarona dhe oriz

Mielli, orizi dhe makaronat janë ushqimet që blihen më së shumti nëpër shitoret e Bujanocit tash e disa ditë.

Përkundër apelit të autoriteteve që të mos bëhen stoqe me ushqime dhe derivate, Bujanoci nuk e ka anashkaluar valën e panikut për shkak të krizës në Evropën Lindore.

Në disa markete dje blihej masivisht mielli, ndaj sot shihej fotografia e një rafti të zbrazët, si dhe blerja e një sasie të madhe orizi dhe makaronash.

– Njerëzit blejnë 10 pako miell, që është krejtësisht e pakuptimtë sepse vetëm e përshpejton inflacionin – thonë shitësit për Bujanoc.

Kërkesa për vaj dhe sheqer tani për tani është stagnuese, siç thonë ata, gjithçka është në sasi të mjaftueshme.

Bërja e një stok mielli për qyretarët e Bujanocit ka kuptim, sepse të mësuar nga përvoja e keqe e viteve të 90-ta, ata kanë frikë nga mungesa e këtij ushqimi, komentojnë qytetarët.

Si arsye për mungesën e miellit të tipit T – 400 dhe T – 500 në disa dyqane në Bujanoc, disa qytetarë përmendin rritjen e çmimeve dhe mungesën e këtij ushqimi në Kosovë.

-Njerëzit vijnë nga Kosova sepse atje nuk ka miell ose është i shtrenjtë, prandaj blejnë këtu me çmim më të mirë dhe në sasi të madhe – janë komentet e qytetarëve.

Kujtojmë se deri në fund të prillit janë ngrirë çmimet e 5 ushqimeve bazë, sheqeri, mielli, vaji, derri dhe qumështi, me dekret të Qeverisë së Serbisë.

Related Articles

Back to top button