Po vijnë edhe 100 euro për të rinjtë

Sipas njoftimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ministrit të Financave, Sinisha Mali, në fillim të qershorit, në llogaritë e të rinjve do të jene edhe 100 euro të tjera nga shteti.
Pagesa do të nisë në datën 1 qershor dhe do të zgjasë deri më 3 qershor dhe të gjithë të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç kanë të drejtë për këtë ndihmë shtetërore.
“Ne po i përmbushim premtimet që bëjmë”, tha ministri i Financave Sinisha Mali.
Ai po ashtu ka kujtuar se njëqind eurot e para i kanë marrë një milion e njëqind mijë të rinj.
Siç ka paralajmëruar Mali, procesi i aplikimit do të jetë i hapur nga data 16 deri më 31 maj dhe të gjithë ata që kanë aplikuar për 100 eurot e para për të rinjtë, nuk duhet të aplikojnë më.
“Ne do t’i paguajmë automatikisht 100 euro, por do të hapim procesin e aplikimit për të gjithë ata që ndërkohë mbushin 16 vjeç ose e kanë fituar atë të drejtë në ndonjë mënyrë tjetër, sepse duam t’u mundësojmë ta marrin këtë ndihmë të madhe”, tha Mali. në atë kohë.