Pse Gjermania po “fik” kamerat e trafikut në autostrada?
Si një nga arsyet e mundshme përmendet lufta në Ukrainë.
Gjermanët që duan imazhe të përditësuara nga kamerat e autostradave gjermane, për të parë nëse ka bllokime trafiku apo jo, nuk janë të kënaqur sepse kamerat e trafikut aktualisht nuk janë të disponueshme. Sipas sqarimit të Ministrisë së Transporteve gjermane, si shkak janë përmendur ngjarjet aktuale në Evropë.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Transportit të shtetit të Baden-Vyrtemberg, kamerat nuk fiken, vetëm ekrani prej tyre nuk publikohet më në internet. Që është përafërsisht një mënyrë tjetër për të thënë se ato janë – shuar.
Arsyet e mbylljes së kamerave spekulohet se janë ushtarako-siguria, pasi kështu mbulohen lëvizjet e reparteve ushtarake në autostradat gjermane, por edhe autokolona e ndihmës ushtarake për Ukrainën.