Lajme

Rrënojat e avionit më të madh të botës të bombarduar në aeroportin pranë Kiev

Megjithë shpresat se mund të kishte shpëtuar i padëmtuar, avioni më i madh në botë i quajtur dikur “Ëndrra e Ukrainës”, Antonov An-225 Mriya, shihej sot i shkatërruar dhe mbuluar nga pluhuri në aeroportin në periferi të kryeqytetit Kiev.

Në pamjet e postuara sot, televizionet filmonin avinin historik të bombarduar pranë hangarit te tij në aeroportin e Hostomel — ndersa gjatë filmimeve dy herë gazetarët duhet të strhoheshin për t’u mbrojtur nga zhurmat e shpërthimeve.

Folësja tregonte se zona ishte e ende e rrezikshme prej minave të mbetura në zonë.

Ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba konfirmonte shkatërrimin në fillim të javës, duke theksuar emrin e tij “Mriya” që do të thotë “ëndërr” në gjuhën ukrainase.

“Rusia mund të ketë shkatërruar ‘Mriya-n’ tone por nuk do të shkatërrojë kurrë ëndrrën e një shteti të fortë, demokratik evropian. Ne do të fitojmë!” shkruante ai në postim.

Gjate javes te tjera raportime thonin se avioni mund t’i kishte shpetuar bombardimeve.

Related Articles

Back to top button