Sami Salihu takohet me shefin e OSBE-së
Me ftesë të z.Jan Braathu isha në një takim në zyrat qendrore të OSBE-së, ku patëm një takim koordinues dhe bashkërendues, me theks të veçant situatën politike, por edhe sociale dhe ekonomike të shqiptarëve në Luginë.
Misioni i OSBE-së në Serbi, veçanërisht Shefi i missionit të OSBE-së në Serbi z. Jan Braathu edhe një herë po e rikonfirmon interesin dhe përkushtimin e tij të veçant për të drejtat dhe barazinë e shqiptarëve të Luginës në Serbi.
Në bisedën që patëm, mora mbështetjen por edhe ia rikonfirmova që Lëvizja për Reforma është faktor politik dhe promotor i përfaqësimit të denjë politik në Komunë të Preshevës dhe që parimi kryesor i imi dhe i Lëvzjes për Reforma është qëndrimi stabil dhe mosluajtja e standardeve të dyfishta që do të cenonin të drejtat tona.