Lajme

Shaip Kamberi si deputet në Beograd mori mbi 1.6 milionë dinarë rrogë dhe haroxhoi mbi 200 mijë dinarë naftë

Shaip Kamberi për periudhen qe ka qene ne kuvendin e Serbisë gjatë vitit 2021 ka marrur rroge te majme mbi 1.6 milionë dinarë për të kryer funksionin e tij parlamentar në vitin 2021, sipas të dhënave të Qendrës për Gazetari Hulumtuese (CINS), percjell Presheva.AL

Në mesin e 262 deputetëve për të cilët janë dorëzuar të dhënat në CINS është edhe deputeti i Bujanocit, Shaip Kamberi, kryetar i grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak”.

Ai ka mbledhur rreth 1,80 milionë dinarë, kjo shumë ndahet për pagën neto prej rreth 1,187,651.98 milionë, 416,178.92 dinarë në emër të shtesës parlamentare dhe 202,168 dinarë në emër të përdorimit të veturës së tij.

Deputetja e dytë nga lista “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhaku”, Nadija Beqiri nga Bujanoci.

Ajo ka mbledhur rreth 1,64 milionë dinarë, kjo shumë ndahet për pagën neto prej rreth 1,041,839.64 milionë, 416,178.92 dinarë në emër të shtesës parlamentare dhe 186,383.88 dinarë në emër të përdorimit të veturës së saj.

Ndersa deputeti i tjeter nga Presheva Argjend Bajrami ka mbledhur rreth 1,20 milionë dinarë, kjo shumë ndahet për pagën neto prej rreth 696,117.68 milionë, 416,178.92 dinarë në emër të shtesës parlamentare dhe 96,649.20 dinarë në emër të përdorimit të veturës së tij.

Gjatë vitit 2021, deputetëve të Kuvendit Popullor janë paguar gjithsej 367,9 milionë dinarë pa taksa, për paga dhe shtesa të deputetëve, por edhe shpenzime të ndryshme që kanë pasur gjatë kryerjes së thirrjes parlamentare.

Të dhënat e dorëzuara në CINS për vitin paraprak përfshijnë gjithsej 262 deputetë, ndërsa pjesa më e madhe e parave, gjegjësisht 202,5 ​​milionë dinarë, kanë shkuar për paga.

Kuvendi u shpërnda në shkurt dhe zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 3 prill.

Related Articles

Back to top button