Lajme

SHBA: Pas dy vitesh Shtëpia e Bardhë hap dyert për vizitorët

Shtëpia e Bardhë do t’i hapë dyert sërish publikut muajin e ardhshëm pas dy vitesh dhe Kapitoli Amerikan po shqyrton një vendim të ngjashëm.

Shtëpia e Bardhë do të jetë e hapur për turne dy ditë në javë, duke filluar nga 15 prilli, dhe mbajtja e maskave mbrojtëse nuk është e detyrueshme, por personat që janë pozitivë për koronavirusin ose vuajnë nga disa sëmundje të tjera infektive nuk duhet të hyjnë në ndërtesë.

Kongresi po shqyrton gjithashtu mundësinë e hapjes gradualisht të ndërtesës për publikun më 28 mars. Ndërtesa duhet të jetë plotësisht e hapur deri më 5 shtator.

Vendimi u mor pas rënies së numrit të të infektuarve rishtazi me omicron në Shtetet e Bashkuara, dhe pavarësisht rritjes së numrit të rasteve të reja në Evropë dhe Kinë, duke ngritur shqetësime për një valë të re të mundshme.

Related Articles

Back to top button