Shqiprim Arifi është kandidat për deputet nga APN
Në prag të Zgjedhjeve Parlamentare, kryesia e ALTERNATIVËS për Ndryshim në mbledhjen e 3 Marsit 2022 për përzgjedhjen e kandidatit potencial për deputet, ka pranuar tre emra për kandidat.
Pas një procesi demokratik intern dhe një procesi zgjedhor parimor, ALTERNATIVA për Ndryshim, në mbrojtje të kauzës së përbashkët që çështja e shqiptarëve të mos mbetet një diskutim lokal por të ketë zë edhe në Parlament; Kryesia e Përgjithshme Unanimisht ka pranuar kandidaturën e SHQIPRIM ARIFIT për deputet, duke konsideruar dhe besuar se kryetari i ALTERNATIVËS për Ndryshim mbanë shkallën më të lartë të ushtrimit të përgjegjësisë publike.
ALTERNATIVA gjendet mirënjohëse përpara çdo anëtari dhe veprimtari politik, të angazhuar për të kontribuar në sigurimin e integritetit në procesin zgjedhor, që forcojnë besimin dhe inkurajojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje. Falënderime edhe për kandidatët tjerë, për një proces demokratik dhe transparent.
03 Mars 2022
Shërbimi për Informim
Alternativa për Ndryshim