Lajme

Sindikata kërkon PENSION KOMBËTAR për nënat me tre fëmijë dhe minimumi 15 vite përvojë punë

Të gjitha nënat me tre fëmijë, të cilat kanë të paktën 15 vjet përvojë në librezën e punës, duhet të përfitojnë pension kombëtar dhe njëri nga prindërit e fëmijës me aftësi të kufizuara në zhvillim duhet të marrë statusin e prindit kujdestar.

Kjo është një iniciativë e Federatës së Sindikatave të Pavarura të Beogradit, e paraqitur nga kryeministrja Ana Brnabiq dhe Ministritë e Punës dhe të Kujdesit Familjar.

Siç theksojnë në këtë sindikatë, kriza e përgjithshme demografike dhe rënia e natalitetit janë arsyet kryesore pse krahas masave ekzistuese të politikës së popullsisë duhet të futen edhe të reja.

Familjet me më shumë fëmijë në vendin tonë po përballen me vështirësi të shumta, prandaj është e nevojshme të forcohen mekanizmat mbrojtës, thotë Dragan Todoroviq, kryetar i SSB-së.

“Pensioni kombëtar tani jepet për kontribut të veçantë në kulturën dhe sportin kombëtar dhe nënat që kanë lindur tre e më shumë fëmijë meritojnë të përfshihen në kategorinë e atyre që kanë dhënë edhe kontribut të veçantë për vendin e tyre”, thotë Todoroviq.

Ai beson se pa një vendim kaq stimulues për të inkurajuar nënat që të kenë më shumë fëmijë, Serbia nuk do të ketë kujt t’ia kalojë trashëgiminë e saj.

Related Articles

Back to top button