Lajme

Sputnik Light i miratuar për gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji

Vaksina e koronavirusit Sputnik Light është miratuar për gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji.

Sipas “Rasha Tudej”, udhëzimet për këtë vaksinë kundër koronavirusit nuk listojnë kundërindikacione gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.

“Përdorimi gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji. Sipas rezultateve të studimeve të kafshëve, agjentët toksikë dhe teratogjeniteti mungojnë,”.

Kështu, gratë shtatzëna mund të vaksinohen nga java e 22-të, kur përfitimi i mundshëm për nënën është më i madh.

Gjithashtu, vaksina u lejua të përdorej nga gratë në laktacion.

Më herët, kreu i Qendrës Gamaleja, Alexander Ginzburg, tha se nënat e vaksinuara me vaksinat e koronavirusit Sputnik V dhe Sputnik Light mund të transmetojnë antitrupa tek foshnjat me qumësht gjiri.

Related Articles

Back to top button