Të dielave në këmbë: Në Shqipëri një ditë në muaj pa makinë

Qeveria shqiptare ka njoftuar se nga data 3 prill, çdo javë e parë e muajit do të jetë ditë pa makina në të gjitha qytetet e vendit.

Lajmi erdhi mes një krize globale energjetike që ka goditur rëndë një nga vendet më të varfra të Evropës.

Çmimet e karburanteve ndër më të lartat në kontinent kanë rezultuar me protesta në të gjithë Shqipërinë.

“Fatkeqësisht, krizën energjetike po e ndjejmë pa dallim. Ngjarjet e fundit kanë kërcënuar të gjitha ekonomitë botërore dhe xhepat e çdo familjeje dhe pasojat po ndjehen edhe në vendin tonë”, tha ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, duke shpallur një ditë pa makina.

Ajo tha se masat nuk janë vetëm për kursimin e karburanteve, por edhe për mirëqenien e mjedisit.

“Këto janë angazhime konkrete që përmirësojnë jetën”, tha Kumbaro, duke shtuar: “Unë ftoj secilin prej jush të bëheni partnerë të kësaj nisme në qytetet tuaja – për kursime, për një mjedis më të pastër, për shëndet”.

Që nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, çmimet e karburanteve në Shqipëri kanë kaluar dy euro për litër. Në atë vend, një e treta e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë prej pesë euro në ditë.

Karburanti i shtrenjtë, me çmimet e ushqimeve që u rritën deri në 40%, rezultoi në protesta të mëdha që zgjatën një javë. Protestuesit kërkuan ulje taksash dhe pezullim të TVSH-së, të cilat qeveria e refuzoi.

Në vend të kësaj, është ngritur një bord për të monitoruar dhe vendosur çmimet dhe kompanitë që do të zbulohen të përfshira në abuzime do të përballen me gjoba dhe heqje të mundshme të licencave.

Kumbaro përshëndeti ngritjen e Drejtorisë së Transparencës, duke thënë se ajo “ka një rol kyç për të shmangur abuzimet që lidhen me çmimet e karburanteve dhe produkteve bazë për të mbrojtur qytetarët”.

Check Also
Close
Back to top button