Turqi / Rritet çmimi i naftës dhe benzinës
Rritjes së çmimit të karburanteve nuk i ka shpëtuar as Turqia. Mediat raportojnë se litri i benzinës është rritur me 79 cent, duke filluar nga mesnata, ndërsa çmimi i naftës është rritur me 2 lira e 25 cent.
Sipas informacioneve të marra nga Sindikata e Punëdhënësve të Stacioneve të Furnizimit me Naftë të Energjisë (EPGİS), çmimi i litrit të benzinës që shitet mesatarisht me 20,44 lira në Ankara do të jetë 21,23 lira. Litra e benzinës do të rritet nga 20,35 lira në 21,14 lira në Stamboll dhe nga 20,46 lira në 21,25 lira në Izmir.
Gjithashtu, çmimi i litrit të naftës, i cili në Ankara shitet mesatarisht me 22,92 lira, do të jetë 25,17 lira. Litra e naftës do të rritet nga 22,83 lira në 25,08 lira në Stamboll dhe nga 22,92 lira në 25,17 lira në Izmir.