Turqia inaguron urën që lidh Evropën dhe Azinë, nga 5 orë rruga shkurtohet në 6 minuta
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan hapi një urë masive të varur në ngushticën e Dardaneleve të Turqisë, e fundit në një seri projektesh të mëdha infrastrukturore të cilat ai i ka dhënë prioritet gjatë dy dekadave të tij në pushtet.
Duke lidhur brigjet evropiane dhe aziatike të Turqisë, ura e “Çanakalaja 1915” u ndërtua nga firma turke dhe koreano-jugore me një investim prej 2.5 miliardë eurosh. Ajo ka hapësirën kryesore më të gjatë — distancën midis dy kullave – nga çdo urë e varur në botë.
Është ura e katërt që lidh brigjet evropiane dhe aziatike në Turqi, së bashku me tre të ndërtuara në Stamboll.
Kullat janë 318 metra të larta dhe gjatësia totale e urës është 4.6 km duke përfshirë viaduktet e afrimit.
Deri më tani, automjetet që udhëtonin midis Anadollit dhe gadishullit të Galipolit duhej të kalonin Dardanelet në një udhëtim njëorëshe me traget, i cili duke përfshirë kohën e pritjes arrinte deri në pesë orë. Udhëtimi tani do të zgjasë rreth gjashtë minuta.