Lajme

UDSH i bashkohet listës shqiptare “Alternativa Demokratike Shqiptare” për zgjedhjet parlamentare

Unioni Demokratik Shqiptar eshte bere pjesë e Listës se listes shqiptare “Alternativa Demokratike Shqiptare”.

Unioni Demokratik Shqiptar i është bashkuar sot listës “Alternativa Demokratike Shqiptare” bazuar në Marrëveshjen e Tiranës 2020, ku së bashku me kryetarin e Alternativës për Ndryshim dhe kryetarin e Lëvizjes për Reforma, kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit.

Kjo listë është ndërtuar në bazë të parimeve të Marrëveshjes së Tiranës të vitit 2020, si formulë dhe udhërrëfyes për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare, me qëllim të përfaqësimit sa më të denjë të popullatës shqiptare në Luginë.

Nisur nga parimet e qarta që tashmë janë përcaktuar me Marrëveshjen e Tiranës, UDSH-ja ka vlerësuar që lista e Alternativa Demokratike Shqiptare 🇦🇱 është e drejtë, e qëndrueshme, si dhe gjithëpërfshirëse.

Related Articles

Back to top button