Lajme

Vuçiq e thotë “do të pasojë njohja e pavarësisë së Kosovës”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua publikut lidhur me zhvillimin e situatës në Ukrainë.

Ai prezantoi edhe qëndrimin e Serbisë për çështje të tjera të rëndësishme ekonomike dhe politike.

“E gjithë bota është bërë ndryshe dhe asgjë nuk është më e njëjtë si më parë,” tha ai.

“Në skenën botërore kanë ndodhur ndryshime tektonike dhe Serbia është në një situatë jashtëzakonisht të vështirë dhe ka më pak mirëkuptim se kurrë për pozitën e Serbisë dhe popullit tonë kudo në botë”, tha ai.

“Nuk bëhet fjalë për parimet dhe korrektësinë e punës sonë, por për rrethanat që na kanë sjellë në një situatë të vështirë.

“Pothuajse nuk ka asnjë përfaqësues të vendeve të mëdha me të cilin nuk kemi biseduar”, tha ai.

“Kam biseduar personalisht me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së, me Ursula von der Layen, me presidentët e Francës dhe Gjermanisë. Kam shkëmbyer mesazhe me krerët e Këshillit Evropian, për votat tona dhe gjithçka tjetër”, tha Vuçiq.

“Serbia po përballet me presion të madh dhe me faktin se pak njerëz duan të dëgjojnë argumentin tuaj, atëherë e keni të qartë se sa e vështirë është pozita jonë”, shtoi ai.

“Unë mendoj se ky është vetëm fillimi, presioni mbi vendin tonë do të jetë i madh në periudhën e ardhshme”, tha ai.

“Pres që në periudhën e ardhshme të ketë disa kurthe për Serbinë.

E patë që shqiptarët aplikuan për t’u bërë pjesë e NATO-s, e patë që morën mbështetjen e një force si Turqia”, tha ai.

“Disa nga iniciativat e ardhshme do të jenë përjashtimi i Rusisë nga OKB,” vazhdoi ai.

“Ata planifikojnë të bëjnë një debat për këtë në bazë të nenit 6. Më pas hapet hapësira për ndryshimin e Rezolutës 1244, pas së cilës nuk kemi më bazë ligjore dhe do të pasojë njohja e pavarësisë së Kosovës”, tha ai.

Related Articles

Back to top button