Vuçiq: Pres presion nga vendet e BE-së për ta njohur Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në Sjenicë se do të ketë gjithnjë e më shumë presion nga katër vendet e BE-së për të njohur pavarësinë e Kosovës.
Vuçiq ka komentuar deklaratën e Agim Çekut se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO me një procedurë të përshpejtuar. “Kam folur për këtë për një kohë të gjatë, por nuk mendoj se është realiste. Ajo që duhet pritur është presioni shtesë nga katër vendeve të BE-së për ta njohur Kosovën, por është një luftë”, tha Vuçiq.
Ai ka komentuar edhe kritikat negative për vënien në punë të djeshme të trenit Beograd-Novi Sad.
“Të them të drejtën as që kam dëgjuar për komentet dashakeqe, secili gjen atë që kërkon. Kam parë njerëz të kënaqur dhe të lumtur”, tha ai.
“Nëse thua se është një gjë e vogël, atëherë çfarë të them unë”, tha Vuçiq, duke shtuar:
“Këta janë njerëz që nuk janë të kënaqur me suksesin e Serbisë dhe për mua është e rëndësishme që kam parë qytetarë të kënaqur”.