Lajme

Albin Kurti fton Tërrnocasit që të votojnë Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës

Pasi vendimit për përsëritjen e zgjedhjeve në qendrën numër 6 të vendvotimit në Bujanoc, gjasat që Shaip Kamberi të zë një ulëse në Kuvendin e Serbisë janë rritur edhe më shumë.

Për këtë arsye Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje që të votohet Shaip Kamberi me numrin 16.

‘’Votoni Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës, me numër 16!’’ ka shkruar fillimisht Kurti në rrjetin social në Facebook.

Sipas Kurtit, Kamberi për dy mandate ka qenë zëri i shqiptarëve.

‘’Për dy mandate përfaqësimi z. Kamberi ka qenë gjithmonë i zëshëm gjatë seancave parlamentare në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve dhe në denoncimin e regjimit autokratik në Serbi. Ai e pati mbajtur fjalimin e parë në gjuhën shqipe në Kuvendin e Serbisë së pasluftës. “Sot është një ditë e veçantë. Është ditë e parë pasi që një Gjykatë e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues ‘šiptari’”, ishin fjalët e para të fjalimit të tij.’’ ka shkruar më tutje Kurti.

Sipas Kurtit procesi i pasivizimit të adresave që selektivisht po zbatohet ndaj shqiptarëve ka filluar të japë rezultatet e veta. Migrimi i shqiptarëve, si pasojë e diskriminimit dhe shtypjes së vazhdueshme nga pushteti, ka sjellë edhe zvogëlimin e elektoratit shqiptar, prandaj Kurti ka ftuar të gjithë që me 28 prill në vendvotimin numër 6 të votojnë numrin 16./Presheva.AL

Related Articles

Back to top button