Lajme
Ardita Sinani e mllefosur që e larguan, akuza çdo ditë në facebook ndaj Shqiprimit dhe Samisë

Ardita Sinani si duket nuk po mundet ta pranoje faktin se ajo me nuk eshte ne krye te komunes se Presheves, shkruan Presheva.AL
Ne diten kur e shkarkuan ajo ne foltoren e kuvendit kishte pregatitur nje fjalim prej 10 minutash me akuza ndaj Shqiprim Arifit dhe Sami Salihut. Por nje aktivizim i Sinanit ne faqen zyrtare ne facebook nuk eshte pare me heret. Ajo duket e mllefosur pasi e larguan nga pozita ende pa i mbushur nje vit, sic mund ta shihni ne rrjetin social postimet e Ardites tani me jane te perditshme dhe shkrimet permbajne te njejtat emra, akuza ndaj Shqiprim Arifit dhe Sami Salihut.
Kujtojme qe sa ishte ne pushtet Ardita Sinani i bente 4 deri ne 5 postime ne muaj ndersa pas shkarkimit ajo çdo dite akuzon Arifin dhe Salihun.