Lajme
Deri në orën 16:00 në Preshevë kanë dalur 4019 votues
Dalja qytetare në Preshevë për të votuar në zgjedhjet parlamentare deri në këto momente mbetet ende e ulët.
Sipas drejtuesve të Komisionit Komunal Zgjedhorë në Preshevë deri në ora 16.00 kanë votuar 9.5 përqind e qytetarëve në kuti të votimeve.
“4019 votues ose 9.5% është numri i votuesve në Preshevë deri në ora 16.00” ka thene kryetari i KKZ-se ne Presheve Alban Mehmeti.
Nga KKZ-së kanë konfirmuar se procesi i votimit ka filluar mirë në orët e mëngjesit dhe deri tash ka shkuar në mënyrë të rregullt pa u shfaqur ndonjë parregullsi.