Lajme
DINARI DOBESOHET NË LIDHJE ME EURON
Kursi i mesëm zyrtar i dinarit ndaj euros sot është 117,7314 dinarë për euro, që është një ndryshim i lehtë në krahasim me ditën e djeshme, njoftoi Banka Popullore e Serbisë.
Dinari kundrejt euros ka një vlerë të njëjtë si një muaj më parë, ndërsa është 0.1 për qind më i dobët në nivel vjetor dhe krahasuar me fillimin e vitit.
Kursi tregues i këmbimit të dinarit kundrejt dollarit është forcuar dje me 0,1 për qind në 109,0005 dinarë për dollar.
Dinari është më i dobët kundrejt dollarit për 2.6 për qind në bazë mujore dhe për 9.8 për qind në nivel vjetor dhe krahasuar me fillimin e vitit ka rënë për 4.7 për qind.