Lajme

Erdogan: Me luftën në Ukrainë, BE-ja ka nevojë për Turqinë

Çështja e fillimit të kursit të anëtarësimit të Turqisë në BE u ringrit sërish nga presidenti Erdogan, duke theksuar në Bruksel se vendi i tij ndodhet në një “pikë strategjike” sidomos pas luftës në Ukrainë.

“BE mbetet objektivi strategjik i Turqisë. Efektet globale të luftës në Ukrainë kanë treguar se Turqia është në një pikë strategjike për BE-në, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe energjisë.

Unë pres që BE të marrë hapa të qartë dhe të marrë parasysh vizionin tonë për anëtarësim dhe të mos dorëzohet para interesave sterile të disa prej anëtarëve të saj,” tha Erdogan në një takim me ambasadorët në Turqi.

Për sa i përket Mesdheut Lindor dhe Qipros, presidenti turk e mbajti tonin e ulët, duke thënë se donte një zgjidhje të drejtë, realiste dhe të realizueshme, shkruajnë mediat greke.

Kujtojmë se çështja e anëtarësimit të Turqisë në BE vijon me dekada e prej vitesh ka ngecur. Sipas Ankarasë, ky anëtarësim më shumë është nevojë e BE-së, siç në këtë rast, të luftës në Ukrainë, ku Turqia ka rol kyç në negociata mes palëve.

Related Articles

Back to top button