Lajme

Fillon kapja e qenve endacak në Preshevë

Ka filluar kapja e qenve endacak ne komune e Presheves.
Gjate dites se sotme kryetari Arifi ka publikuar fotot me lajmin e mire per qytetaret e Presheves se ka filluar kapja e qenve endacak.

“Në kuadrin e shërbimeve komunale ndaj qytetarëve të komunës sonë, aksioni i filluar për grumbullimin e qenëve endacak po vazhdon.” ka shkruar Arifi ne facebook.

Arifi ka kerkuar nga qytetaret qe te kene durim dhe sic ka premtuar edhe me heret ai ka thene se ky problem do te zgjidhet shume shpejt.

“Lusim qytetarët për durim dhe bashkëpunim, pasi kapja e tyre kërkon kohë për gjetjen e vendndodhjes së tyre, kapjen dhe procedimin e tyre sipas kushteve e rregullave të përcaktuara me kontratë, konform ligjit në fuqi.” ka theksuar Arifi.

Kujtojme se jave me pare ka pasur sulme nga qente endacak madje nje vajze e re 17 vjecare eshte kafshuar rende dhe nga plaget e marra eshte transferuar ne spitalin e Nishit dhe eshte duke iu permiresuar gjendja.

Related Articles

Back to top button