Ish kabineti i Ardita Sinanit i mori me vete laptopët e blerë me buxhetin e komunës
Ish kabineti i Ardita Sinanit pas largimit nga pozita nuk ka lene laptopet qe i kane blere me buxhetin e qytetareve te Presheves.
Kete e ka bere te ditur permes nje shkrimi ne rrjetin social facebook shefi i kabinetit te kryetarit Arifi, Visar Memeti.
“Përveç rrëmujës që na priti në zyrën e ish-kryetares së komunës, nuk gjetëm asnjë pajisje teknologjike përveç kompjuterit në hyrje të kabinetit.
Sipas faturave që kemi marrë nga shërbimi financiar, rezulton se në datat 08.05.2021 dhe 08.11.2021 janë blerë tre kompjuterë laptop me vlera 139.900 RSD, 144.000 RSD dhe 82.000 RSD nga zyra e Kryetares së Komunës; dhe sot janë bërë 10 ditë që kur kemi marrë Kabinetin, por ende stafi i ish-kryetares nuk ka rikthyer asgjë që i takon Kabinetit dhe pronës së Komunës.
Të njëjtën gjë e përsëriti edhe zëvendës kryetari i komunës, vetëm se ky i fundit në një mënyrën më të sofistikuar, ku bleu një laptop në vlerë prej 139,000 RSD, ku të cilin e mori me vete, duke lënë një laptop të lirë të përdorur të tipit HP që kushton rreth 30.000 RSD.” ka shkruar Memeti.
Kujtojme se shkarkimi i Ardita Sinanit u be me date 10 prill 2022 pasi u arrite shumice e re ne kuvendin komunal te Presheves.