Ka kohë që në raftet e supermarketeve gjermane nuk ka miell dhe vaj
Ka kohë që në raftet e supermarketeve gjermane nuk ka miell dhe vaj luledielli dhe në disa dyqane ku ka vaj luledielli shitet deri në pesë euro për litër.
Duket se mungesat nuk kanë mbaruar, të dhënat e Institutit për Hulumtime të Tregut tregojnë se mund të ketë mungesë të orizit.
“Supermarketet së shpejti mund të përballen me prokurim dhe shpërndarje të vështirë të orizit”, tha Instituti.
Sipas të dhënave të tyre, kërkesa për oriz në Gjermani ishte 74 për qind më e lartë në mars 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë kohore të vitit 2021.
Sipas mediave, edhe dyqanet kanë vënë re një kërkesë të shtuar për këtë ushqim, por nuk duhet të ketë mungesë të plotë të orizit. Gjegjësisht, prodhuesit më të mëdhenj në botë të orizit janë Kina dhe India – vende që nuk janë prekur nga lufta në Ukrainë.
Me fjalë të tjera, nëse kërkesa vazhdon të rritet, më shumë oriz mund të importohet në Gjermani nga këto vende.