Kjo video tregon se si çmontohen dhe riciklohen iPhone-ët e vjetër (Video)
Në vitin 2018, Apple prezantoi “Daisy-n” – një robot i aftë për të çmontuar iPhone-at për të ricikluar pjesët e pajisjes.
Tani, falë YouTuber-es, Sara Dietschy, mund ta shohim nga afër çdo hap që Daisy bën për të çmontuar me kujdes një iPhone.
Dietschy u ftua të vizitonte një nga objektet e Apple në Teksas ku kompania riciklon pajisjet e saj. Roboti Daisy u zhvillua posaçërisht për të çmontuar iPhone-at dhe Apple kishte thënë më parë se makina është në gjendje të çmontojë deri në 200 iPhone në orë. Një robot i vetëm Daisy mund të riciklojë deri në 1.2 milion iPhone në vit.
Sapo një person vendos iPhone-in në makinë, ajo fillon vetë të nxjerrë të gjithë përbërësit nga pajisja. Daisy ka katër module të ndryshme për të ndarë pjesët e iPhone dhe materialet e tyre të ndryshme.
Moduli i parë është përgjegjës për heqjen e ekranit, derisa i dyti ndan baterinë nga pajisja. Meqenëse bateria është ngjitur në pjesën e pasme të iPhone, roboti përdor një “shpërthim të madh ajri vërtetë të ftohtë” për të liruar ngjitësit. Më pas, moduli i tretë heq vidhat nga telefoni.
Moduli katër, siç shpjegohet nga blogerja, i vendos të gjithë komponentët dhe pjesët në një rrip transportieri në mënyrë që njerëzit t’i ndajnë ato në kosha të mëdhenj. Ky proces është i rëndësishëm në mënyrë që Apple të mund të riciklojë metale dhe plastikë nga pajisjet e vjetra dhe t’i përdorë ato për të prodhuar të reja.