Lajme

Koalicioni në Preshevë, drejt fundit!

Zerat qe kane filluar te qarkullojne neper Presheve, thone qe koalicioni aktual ne komunen e Presheves eshte drejt ndarjes.

Jo zyrtarisht mesohet se Sami Salihu kryetar i kuvendit komunal i ka njoftuar partneret koalicionar qe ai do te dale nga ky koalicion qe eshte lidhur mes PVD-se, PDSH-se dhe UDSH-se.

Supozohet se kjo ndarje e koalicionit vie pas zgjedhjeve parlamentare, ku shqiptaret e Presheves nuk arriten te sigurojne as edhe nje deputet ne parlamentin ne Beograd, pasi qe Shaip Kamberi ishte ai qe percau spektrin politik ne Lugine te Presheves ne dy grupe.

Sic meson Presheva.AL nuk do te kete zgjedhje te parakoheshme ne Presheve por do te arrihet nje shumice e re mes LR-se dhe APN-se, e qe pritet qe te rikthehet si kryetar i Presheves Shqiprim Arifi.

Kujtojme se koalicioni aktual ne Presheve mes LR-se, PVD-se, PDSH-se dhe UDSH-se u arrite me 10 maj 2021 dhe pozita e kryetarit te komunes ishte e ndare mes PVD-se dhe PDSH-se, ne dy vitet e para udheheq Ardita Sinani ndersa dy vitet e fundit Ragmi Mustafa. Por qe pritet qe ende pa i mbushur 1 vit te plote ky koalicion te shkoj drejt fundit.

Related Articles

Back to top button