Konkurs për ndarjen e bursave për studentë
Në mbështetje të Vendimit nr. III.Br.Nr.400-43 datë 25.03.2022.v. komuna e Preshevës shpall: KONKURS PËR NDARJEN E MJETEVE PËR BURSA TË STUDENTËVE
Qëllimi i këtij konkursi është përkrahja e zhvillimit dhe avansimit të kualitetit të arsimit të lartë në formë të sigurimit të kushteve për arsimimin dhe avansimin e mëtejme me ofrimin e përkrahjes finansiare për shpenzimet e studimit, veçmas :
– Rritja e përqindjes së të rinjëve nga komuna të përfshier me arsimim të lartë;
– Duke bërë arsimin e lartë në dispozicion të gjitha kategorive të të rinjëve, pamvarësisht nga statusi socio-ekonomik;
– Përkrahja e zhvillimit të tregut të punës në komunën e Preshevës;
Komuna e Preshevës ka njohur zgjidhjen e çështjes së arsimit të të rinjëve si të rëndësishme dhe strategjike për zhvillimin e mëtejmë të kushteve sociale-ekonomike në këtë teritor, duke patur parasysh edhe Ligjin mbi bazën e arsimit dhe edukimit (“Fl.zyrtare e RS”, nr. 72/09) e cila përcakton “disponueshmërin e arsimit dhe edukimit”dhe “mundësin për arsimin dhe edukimin nën kushtet e njejta dhe në teritoret e pazhvilluara ekonomikisht, si dhe në ate sociale gjegjësisht kulturore në mjediset më pak inkurajuese”.
Me këtë qëllim komuna e Preshevës shpall këtë Konkurs si përkrahje e avansimit të zhvillimit të arsimimit të lartë, në kuadër të të cilës sigurohen mjetet për bursa.
I. KUSHTET E KONKURSIT
Mjetet të cilat ndahen me këtë konkurs ndahen për regjistrim në institucionet e larta shkollore themelues i të cilëve është Republika e Serbisë, për studime në:
1. Fakultetet e Universitetit në Republikën e Serbisë,
2. Akademin e studimeve profesionale,
3. Shkollat e larta,
4. Shkollat e larta studimet profesionale.
Në Republikën e Serbisë, të akredituara nga Ministria e arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik dhe ate për regjistrim në studimet e shkallës së parë- bazat e studimeve akademike, bazat e studimeve profesionale, studimet specialistike profesionale.
Me Konkurs do të jenë të ndara më së shumti 4 bursa.
Të drejtë në shfrytëzimin e mjeteve për bursa të studentëve kanë:
– Nxënësit e përfundimit vjetor të shkollës së mesme dhe personat që kanë kryer shkollën e
mesme, të moshës deri 22 vj.,
– Ata të cilët kanë vendbanim në teritorin e komunës së Preshevës në momentin e aplikimit në konkurs dhe minimum një vit para shpalljes së konkursit,
– Gjatë shkollit të mëparshëm (në shkollën e mesme) kanë arritë sukses të shkëlqyeshëm,
– Njohin gjuhën serbe,
– Nuk kanë regjistruar fakultet tjetër dhe
– Nuk kanë marrë bursë tjetër që finansohet nga buxheti i Republikës së Serbisë.
Që paraqitësi në konkurs për ndarjen e bursës të jetë përfundimisht i zgjedhur për shfrytëzuesin e bursës, pranë plotësimit të kushteve formale, është i obliguar që të kalon edhe provimin kualifikues (pranues) për regjistrim në studime.
II. DOKUMENTET E NEVOJSHME
Të gjithë kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet, me aplikim në konkurs janë të obliguar të dërgojnë edhe dokumentet si vijon:
1. Kërkesën, e cila është e obligueshme të përmbajë titullin e institucionit të shkollimit të lartë të cilin kandidati planifikon ta regjistron,
2. Biografia, e cila përmban gjithashtu numrin kontakt dhe email.adresën,
3. Kopjet e vërtetuara të dëftesave për kryerjen e klasëve të mëparshme nga shkolla e mesme (për të gjitha katër vitet e arsimit të shkollës së mesme, gjegjësisht për tri vitet e para dhe për gjysëmvjetorin e parë të vitit të katërt për kandidatët të cilët ende vijojnë shkollën e mesme),
4. Letra motivuese e cila përmban arsyet e orientimit për regjistrimin në institucionin e caktuar të shkollimit të lartë, planet për zbatimin e njohurive të arritura pas kryerjes së studimeve dhe kontributin e pritur profesional për komunitetin lokal).
Komuna sipas detyrës zyrtare do të merr:
1. Çertifikatën mbi shtetësinë e Republikës së Serbisë (origjinal të cilën e lëshon organi kompetent i Administratës Komunale ose kopja e vërtetuar),
2. Çertifikatën nga LA i lindjes (origjinal të cilën e lëshon organi kompetent i Administratës Komunale ose kopja e vërtetuar),
3. Vërtetimin mbi vendbanimin të cilën e lëshon organi komunal Ministria e Punëve të Brendshme ose vërtetimi i kopjes së letërnjoftimit me vendbanimin e regjistruar nëse kandidati posedon ose shënimet e shtypura mbi vendbanimin të deponuara në letërnjoftimin e ri.
Nëse kandidati posedon dëshmit mbi kryerjen e trajnimit ose garat, mund ti dërgojë si dokumentacion shtesë së bashku me aplikimin në konkurs.
Konkursin e udhëheq Komisioni i formuar me Aktvendim të veçantë. Në punën e komisionit marrin pjesë përfaqësuesit e Vetadministrimit lokal, Shërbimet e Trupit koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë/Bujanoc dhe Medvegjë dhe profesionisti i pavarur.
Procedura e zgjedhjes për ndarjen e bursës së studentëve e udhëheq Komisioni në dy faza:
1. Në fazën e parë, Komisioni kontrollon dokumentacionin e arrritur dhe vërteton plotësimin e kushteve formale, pas të cilës Komisioni do të përpilon listën për zgjedhjen e kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet dhe të cilët kalojnë në fazën vijuese të procedurës së zgjedhjes. Lista do të shpallet në tabelën e shpalljeve të Komunës.
2. Në fazën e dytë të procedurës së zgjedhjes Komisioni do ti fton të gjithë kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet formale dhe me ta të bëjë një intervistë, ashtu që të vlersojnë motivimin e kandidatëve dhe aftësit e komunikimit.
Motivimin dhe aftësit e komunikimit, Komisioni i vlerëson sipas kritereve të përcaktuara më parë dhe ate në mënyrën si vijon:
1. Motivimi:
a) Nota 3 – motivimi i lartë i shprehur,
b) Nota 2 – motivimi mesatar i shprehur dhe
c) Nota 1 – motivimi i shprehur jo i mjaftueshëm
2. Aftësit e komunikimit:
a) Nota 3 – aftësia e komunikimit e shprehur,
b) Nota 2 – aftësia e komunikimit mesatarisht e shprehur ,
c) Nota 1 – aftësia e komunikimite pashprehur.
Çdo anëtar i Komisionit veçmas vlerëson çdo kandidat sipas dy kritereve. Notat e të gjitha antarëve të Komisionit për çdo njërin nga kriteret grumbullohen dhe llogaritet nota e mesme. Shuma e notës së mesme për të dy kriteret jep numrin e tërsishme të pikave për çdo kandidat. Pas mbledhjes së pikave kandidatët sipas dy kritereve, Komisioni përpilon ranglistën e kandidatëve, të cilën pastaj e shpall.
Nëse dy ose më shumë kandidat kanë të njejtin numër të pikave, përparsi do të ketë, përparsi ka kandidati i cili ka notën më të lartë mesatare gjatë shkollimit të mëparshëm.
Në ranglistën e shpallur, të gjithë paraqitësit kanë të drejtë ankese në afat prej 8 ditësh nga dita e shpalljes së ranglistës. Ankesa mund të paraqitet e njejtë si kërkesa.
Nëse kandidati i ftuar në intervistë nuk lajmërohet në intervistë nënkuptohet se ka hequr dorë.
Vendimin përfundimtar mbi ndarjen e bursës e bjen pas kalimit të provimit pranues të kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit.
III. NËNSHKRIMI I KONTRATËS
Komuna me kandidatët e zgjedhur të cilët i kanë plotësuar të gjitha kushtet e konkursit dhe kanë kaluar provimin pranues në Institucionin e shkollimit të lartë do të nënshkruajnë Kontratën mbi shfrytëzimin e mjeteve për bursa të studentëve.
Kandidatëve të cilëve i janë lejuar mjetet (shfrytëzuesit e mjeteve) e nuk e kanë nënshkruar kontratën do të nënkuptohet se kanë hequr dorë nga mjetet e ndara. Me këtë rast, Komuna do ta fton kandidatin e parë vijues në ranglistë të nënshkruan Kontratën.
Kontrata mbi shfrytëzimin e mjeteve për bursa të studentëve kryesisht përmbanë shumën që i është ndarë shfrytëzuesit të mjeteve, dedikimit për të cilën mjetet janë ndarë, mënyra e bartjes së mjeteve dhe obligimin e shfrytëzuesit që në rast se mjetet nuk i shfrytëzon në mënyrë të dedikuar, duhet e njejta ti kthen në pajtim me Kontratën.
Shfrytëzuesi i mjeteve është i obligueshëm që me rastin e nënshkrimit të Kontratës të paraqet kopjen e llogarisë vijuese në të cilën mjetet do të paguhen.
Dokumentacioni të cilin shfrytëzuesi i mjeteve do ta dërgon pas nënshkrimit të kontratës gjithashtu do të jetë e definuar me Kontratë.
IV. DEDIKIMI, SHUMA DHE PAGESA E MJETEVE TE LEJUARA
Mjetet për zbatimin e këtij Konkursi janë të siguruara në buxhetin e shërbimit të Trupit koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në kuadër të klasifikimit 463- transfer nivelet tjera të qeverisë të cilat sipas zbatimit të Konkursit do ti transferohen Komunës së Preshevës për realizim të mëtejshëm.
Mjetet për bursa të studentëve paguhen në muaj, në 9 këste mujore, në neto shumën prej 30.000,00 din., në muaj. Mjetet paguhen në llogarin e shfrytëzuesit të mjeteve të cilën e ka dërguar me rastin e nënshkrimit të Kontratës.
Pagesa e mjeteve për bursa ndërprehet në rast të shpenzimit të paqëllim të të njejtave dhe në rast se shfrytëzuesi i mjeteve nuk e regjistron me rregull semestrin dimëror.
Mjetet e dedikuara për pagesën e shkollimit, blerjen e librave, shpenzimet e vendosjes dhe ushqimit, shpenzimet e transportit dhe shpenzimet tjera të cilat mund të rradhiten me shpenzimet e studimit.
V. AFATI PËR PARAQITJEN DHE DËRGESËN E DOKUMENTEVE
Afati për paraqitje në Konkurs është 15 ditë dhe fillon të rrjedhë nga dita e pare pas shpalljes së Konkursit në tabelën e shpalljeve të Komunës së Preshevës dhe në uebfaqen zyrtare www.presevo.rs
Aplikimi për Konkurs për ndarjen e mjeteve për bursa dhe dokumentet në shtesë i paraqiten me postë rekomanduese ose personalisht,e kandidatët nga Komuna e Preshevës në ndërtesën e Komunës Preshevë në rrugën Marshal Tita 36, në kovertë të mbyllur me mbishkrimin: PËR KONKURS PËR NDARJEN E MJETEVE PËR BURSA TË STUDENTËVE, TË MOS HAPET DERI NË SKADIMIN E AFATIT PËR PARAQITJE.
Organi i cili pranon kërkesat në të njejtën vend vulën katrore dhe datën kur është dorëzuar kërkesa.
Kërkesat pas kohës nuk do të merren në shqyrtim, ndërsa kërkesat e paplotësuara dhe të parregullta do të refuzohen.