Lajme
LAJM I MIRË: Nënshkruhet kontrata për kapjen e qenëve endacak në Preshevë
Sot e nënshkrova kontratën për kapjen e qenëve endacak, që nga nesër fillon implementimi.
Duke pasur parasysh rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe intervenimit në hapësira publike në vend si dhe rolin thelbësor që ka siguria e çdo qytetari, sot u nënshkrua kontrata për largimin e qenëve endacak.
Qëllimi i kontratës në bashkëpunim, është përmirësimi i cilësisë së jetesës sociale, hapësirave publike si dhe qasjes sa më të lehtë në hapësira kolektive për të gjithë qytetarët përmes mobilizimit të komunitetit në nivel komunal.
Kërkoj durimin e qytetarëve dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, deri në eleminimin e këtij problemi në tërësi.