Lajme

Mali i Zi zbut masat: Mbajtja e maskave është vetëm një rekomandim

Ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq tha se maskat në shkolla, tregje, qendra tregtare, salla sportive do të jenë vetëm rekomandim nga e enjtja.

Nga e enjtja, masa të reja për mbrojtjen nga koronavirusi dhe se maskat do të jenë të detyrueshme në institucionet shëndetësore, akomodimin kolektiv dhe transportin publik.

Mësimi në shkolla do të vazhdojë për 30 minuta, derisa, siç tha ajo, të shqyrtohet gjendja e përgjithshme.

“Ne ende duhet të jemi të kujdesshëm. Korona na ka befasuar disa herë në mënyrë të pakëndshme. Situata aktualisht është e favorshme dhe stabile. Kemi një rënie të ndjeshme të numrit të pacientëve në baza ditore, rënie të numrit të pacientëve të shtruar”.

Related Articles

Back to top button