Lajme
Moti sot, shiu do vazhdojë deri pasdite
Kushtet e paqëndrueshme atmosferike rikthehen në vendin tonë, duke bërë që gjatë paradites dhe deri në orët e pasdites Presheva të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë vendin. Pritet që herë pas here reshjet të jenë dhe në formë rrebeshi. Por në orët vijuese moti do të përmirësohet gradualisht.
Temperaturat nuk do të shkojnë më shumë se 4°C dhe në mbrëmje do të bien në 2°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h.