Muaji prill nis me reshje shiu, si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Vranësirat e shpeshta vazhdojnë të jenë prezente në vendin tonë duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë territorin. Sipas Institutit Hidriometeorologjik të Serbise, reshjet do të jenë me intensitet të ulët dhe mesatar, ku më të dukshme do të jenë në orët e pasdites dhe mbrëmjes.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 17°C.
Era do fryjë e mesatare dhe e fortë me shpejtësi 23 km/h. Presheva do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta për gjatë gjithë ditës, ku parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje në të gjithë vendin. Por në intervale të shkurtra kohore pritet të ketë dhe momente me kthjellime.