“Ndryshimi” dhe “Reforma” i kthehen Preshevës me guxim dhe dinjitet
Sot, Preshevës iu kthye buzëqeshja e ndryshimit dhe reformave, të cilat kanë munguar gati për një vit të tërë. E kjo erdhi me seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal në Preshevë, në të cilën me shumicë votash u ndërrua nga posti i kryetarit Ardita Sinani, në vendin e së cilës erdhi Shqiprim Arifi.
Nga ky kënd këto ndryshime i sheh Shoqëria Civile dhe kryetari saj, Nexhmedin Saqipi, i cili në mesazhin e tij uron kryetarin e sapozgjedhur Shqiprim Arifin, drejtuesin e Alternativës për Ndryshim, duke i dëshiruar suksese e mbarësi në fushën e qeverisjes së re komunale.
Gjithashtu, në mesazhin urues të z. Saqipi, nuk mbeten pa u përmendur edhe meritat e kryetarit të Lëvizje për Reformat ë Sami Salihut, i cili përkundër kërcënimeve, presioneve dhe imponimeve nga jashtë, votoi për ndryshime, duke mbrojtur me guxim dhe dinjitet traditat shqiptare, të trashëguara brez pas brezi, për të mos u shkelur, besa, marrëveshja dhe fisnikëria shqiptare.
Shpresoj se ky tandem politik, thuhet më tej në mesazhin e z. Saqipi, do ta eci përpara Preshevën në binarë të sigurt, duke ofruar për qytetarët ndryshime dhe reforma. Një qeverisje të mirë me një pushtet, i cili do të shtrihet sa më afër qytetarëve, kuptohet me një Kuvend stabil, efikas dhe të përgjegjshëm, njofton Jetapress.