Lajme

Në Bujanoc deri në orën 16:00 dalja e votuesve është 28.15%

Deri në orën 16, në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Bujanoc dalja është 28,15% nga 43.112 votues të regjistruar.

Kujtojmë se pjesëmarrja 2 orë më parë ishte 19%.

Në nivel të Serbisë, deri në orën 14:00 pjesëmarrja ishte 31.56%.

Sipas njoftimeve të mediave, për këto zgjedhje ka interesim të madh në gjithë Serbinë dhe shumë vendvotime janë të mbushura me njerëz.

Ky vlerësim është bërë në bazë të pjesëmarrjes në tri vendvotime referente: në Rakovcë, Konçul dhe Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.

Related Articles

Back to top button