LajmeReligjioni

Në Suedi digjet Kurani në vend publik, në prani të policisë

Rasmus Paludan, lideri i Partisë të ekstremit të djathtë danez Drejtimi i Ngushtë (Stram Kurs), dogji Kuranin në prani të policisë në një vend publik në qytetin suedez Linkoping, raporton Anadolu Agency (AA).

Paludan, i shoqëruar nga policia, erdhi në zonën publike në një vendbanim ku jetojnë muslimanët dhe më pas i vuri flakën Kuranit me një çakmak.

Një grup prej rreth 200 banorësh u mblodhën në shesh dhe iu përgjigjën ngjarjes, duke kërkuar ndërhyrjen e policisë.

Pasi policia nuk pranoi të ndërhynte, erdhi deri tek trazirat, ku grupi i mbledhur bllokoi qarkullimin dhe hodhi gurë në drejtim të policisë.

Kryetari i partisë “Ngjyra të Ndryshme”, Mikail Yuksel tha se racisti dhe antiislamisti Paludan vazhdoi provokimet e tij me djegien e Kuranit në qytete të ndryshme të Suedisë, nën shoqërimin intensiv të policisë.

Yuksel tha se Paludan-it i lejohej të zgjidhte lagje të veçanta ku jetojnë muslimanët dhe afër xhamive.

“Në Suedi, e cila është një promotore e zëshme për të drejtat e njeriut, lirinë e fesë dhe ndërgjegjes, Kurani po digjet në vende publike në lagjet muslimane nën mbrojtjen e policisë. Policia u bën thirrje muslimanëve që të shikojnë me qetësi djegien e librit të tyre të shenjtë. Nuk e kuptoj se si është e mundur kjo”, tha Yuksel.

Related Articles

Back to top button