Lajme
Në Tërrnoc deri ora 18:00 kanë votuar 600 votues, Shaip Kamberi pritet të shkojë deputet
Në zgjedhjet që po përsëriten në një vendvotim në Tërrnoc, deri në orën 18 kanë votuar 600 nga 1089 votues të regjistruar, kjo eshte konfirmuar jozyrtarisht nga vendvotimi numer 6.
Sipas vlerësimeve të listes Koalicioni i Shqiptareve te Lugines, atyre u nevojiten 600-650 vota për të hyrë në parlament.
Votimi bëhet në vendvotimin 6 në shkollën fillore “Muharem Kadriu” në fshatin Tërrnoc.
Nëse Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës merr mbi 650 vota Shaip Kamberi do të fitojë një mandat deputeti ne parlamentin ne Beograd.
Edhe pse ne zgjedhjet e 3 prillit ky koalicion nuk kaloi pragun pas vendimit nga gjykata administartive ne Nish eshte vendosur përsëritja e zgjedhjeve ne fshatin Terrnoc.